AlbanianSport.com 10.01.2015 17:15
ASNN – Besëlidhja e Ridvan Kullit duket se e ka të qartë programin e ndeshjeve miqësore, ndërsa ka zgjedhur të përballet me dy nga skuadrat pretendente për titull kampion në Kategorinë Superiore.
Lezhjanët kanë vendosur që pas Tiranës, me të cilën do të luajnë të mërkurën në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, të shtunën e ardhshme do të kenë mik në fushën e tyre Partizanin.
Dhe deri më 7 shkurt 2015, kohë në të cilën do të nisë kampionati, ndërsa Besëlidhja do të presë në Lezhë kryesuesit e Tërbunit, skuadra e trajnerit Kulli do të ketë dhe miqësore të tjera.