AlbanianSport.com 24.10.2014 20:05
ASNN – Me paraqitjen e saj në Kupën e Shqipërisë, Besëlidhja ka qenë e pafat, teksa është eliminuar nga Teuta, që në fakt është një kundërshtar më i fortë se lezhjanët. Në ndeshjen e kthimit në Durrës, Besëlidhja ka arritur të shënojë e para. Më pas ka luajtur një ndeshje të mirë, e cila është pasuar dhe nga një gol i dytë. Që do të thotë se sulmi i Besëlidhjes vazhdon ta tregojë fjalën e saj fort në fushë, ndërsa është rezultativ.
Qëllimi i Besëlidhjes është ruajtja e vendit të parë në renditje, ndonëse ka një ndeshje të vështirë si ajo në Pukë ndaj Tërbunit vendës. Por Besëlidhja në Durrës ka humbur dhe një lojtar kryesor si Mirsad Gruda, i cili është dëmtuar në kavilje, që do të thotë se do të mungojë për dy javë. “Më vjen shumë keq që Besëlidhja është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë”, – ka deklaruar ai. – Por sidoqoftë ne mendojmë për kampionatin.”
“Mendoj se dëmtimi im nuk ka për të ndikuar në lojë, sepse Besëlidhja e ka një grup lojtarësh, të cilët nuk do të zhgënjejnë”, – ka shtuar Gruda. Dhe dje kanë nisur përgatitjet për transfertën e vështirë me Tërbunin në Pukë. Në qendër të vëmendjes do të jetë sulmi, ndërsa për gazetat sportive të ditës, Malo dhe Marashi do të deklaronin: “E duam fitoren, ashtu sikurse do ta kërkojnë dhe pukjanët”.
“Dhe ne do ta arrijmë atë”, – kanë shtuar ata. Malo e Marashi janë dyshja më rezultative e sulmit lezhjan e prej tyre pritet shumë.