AlbanianSport.com 06.03.2015 15:15
ASNN – Barazimi në Pukë mes Tërbunit vendës dhe Mamurrasit, por dhe fitorja e Besëlidhjes ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës i ka futur përsëri në lojë lezhjanët për në Kategorinë Superiore.
Ndaj të shtunën në Mamurras luhet një finale për të kapur kreun e grupit A. Dhe për të pasur sa më shumë ngrohtësi skuadra, presidenti i Besëlidhjes, Noka, ka premtuar lumë autobusësh, ndërsa do të jetë një numër rekord tifozësh në mbështetje të skuadrës së Ridvan Kullit.
“Çdo ditë e më shumë po i afrohemi Superiores”. Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për ne. Eja dhe ti për të mbështetur ekipin e zemrës”, kjo ka qenë thirrja e lezhjanëve për tifozët, kurse të shtunën Mamurrasi-Besëlidhja do të jetë kryesfida e grupit të Veriut.