Gjergj Vyshka 02.05.2015 09:35
Sezonit të ardhshëm të Kategorisë Superiore mund t’i bashkohet një emër i ri, pa shumë traditë në futbollin shqiptar, por me shumë ambicie për të ardhmen.
Ky është Tërbuni i Pukës, që kryeson Grupin A në kuotën e 62 pikëve dhe që mbetet pretendenti kryesor për ta mbyllur kampionatin në vendin e parë.
Në javën e 25-të pukjanët do të luajnë në shtëpi me Burrelin, në një sfidë ku tre pikët konsiderohen formalitet.
Formacioni i trajnerit Elvis Plori do të jetë me mendjen të përplasja direkte mes Besëlidhjes dhe Mamurrasit, që janë ndjekësit më të afërt.
Në dy javët e fundit pukjanët do të përballen pikërisht me këta dy rivalë, ndaj për ta është shumë e rëndësishme që ta ruajnë dhe pse jo ta thellojnë diferencën, duke shpresuar te një barazim në takimin e Lezhës.
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 25-të
(2 maj 2015)
Të shtunën:
Veleçiku – Besa
Kastrioti – Kamza
Tërbuni – Burreli
Besëlidha – Mamurrasi
Ada Velipojë – Iliria Fushë-Krujë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni Pukë 24 19 5 0 50-11 62
- Mamurrasi 24 19 3 2 51-11 60
- Besëlidhja 24 19 2 3 50-11 59
- Burreli 24 10 1 13 34-36 31
- Iliria Fushë-Krujë 24 7 6 11 18-23 27
- Kastrioti 24 7 4 13 25-31 25
- Kamza 24 7 4 13 22-41 25
- Ada Velipojë 24 6 3 15 23-48 21
- Besa 24 4 8 12 23-38 20
- Veleçiku Koplik 24 3 2 19 20-66 11