AlbanianSport.com 02.11.2014 07:45
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur dje ndeshjet e javës së saj të 5-të në të dy grupet e saj. Në Grupin A, tri skuadrat e para kanë nisur të krijojnë një lloj diference me ndjekësit. Në një kohë që në Grupin B diferencat janë më të ngushta. Dhe këtë e tregon edhe renditja, ku nga vendi i parë deri në vendin e 7-të diferenca është vetëm tri pikë. Besëlidhja ruan kryesimin dhe ka po aq pikë sa Mamurrasi, por e favorizon golavarazhi.
Katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshje. Ndaj Kastriotit fitojnë lehtësisht 3-0. Ndërkaq, Mamurrasi vuan ndaj Kamzës në një ndeshje të vështirë jashtë fushe. Megjithatë, për tri pikët mendon braziliani Fonseka, që shënon në minutën e 80- të. Tërbuni është ndjekësja më e afërt e dy ekipeve kryesuese. Me dy pikë më pak, pukjanët janë ndër ekipet pretendente që do të kërkojnë Superioren, por në Burrel vuajnë shumë për të siguruar 3-pikëshin. Pa dyshim, surpriza e javës është Iliria.
Fushëkrujasit gjunjëzojnë Besën 3-1, duke e zhytur në një krizë të thellë. Ndërkaq, Ada e Velipojës gjen fitoren e parë në kampionat ndaj Veleçikut dhe trajneri Kreshnik Krepi debuton në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj ish-skuadrës së tij deri pak ditë më parë.
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 5-të
(1 nëntor 2014)
Besëlidhja – Kastrioti 3-0
Ada Velipojë – Veleçiku 1-0
Iliria Fushë-Krujë – Besa 3-1
Kamza – Mamurrasi 0-1
Burreli – Tërbuni 0-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Besëlidhja 5 4 1 0 11-1 13
2. Mamurrasi 5 4 1 0 10-1 13
3. Tërbuni 5 3 2 0 8-4 11
4. Veleçiku 5 3 0 2 5-6 9
5. Iliria Fushë-Krujë 5 2 1 2 7-6 7
6. Besa 5 0 4 1 5-7 4
7. Kamza 5 1 1 3 2-6 4
8. Burreli 5 1 0 4 2-6 3
9. Ada 5 1 0 4 1-8 3
10. Kastrioti 5 0 2 3 1-7 2