AlbanianSport.com 27.10.2014 23:05
ASNN – Barazimi në ndeshjen Tërbuni-Besëlidhja ka treguar se të dyja skuadrat kanë qenë të përgatitura mirë dhe kanë pasur dëshirë për të marrë pikë. E përtej golave të shënuar në fushë, skuadrat nuk kanë shkuar më shumë se sa barazimi 1-1. Të dy golat kanë ardhur nga pika e bardhë e 11-metërshave, ndërsa rezultati ka kënaqur me tepër Besëlidhjen, e cila tashmë kryeson së bashku me Mamurrasin.
Trajneri i Tërbunit, Elvis Plori, menjëherë pas ndeshjes për gazetave sportive të ditës është shprehur i pakënaqur. Kurse trajneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi, e ka cilësuar të artë pikën që ka marrë skuadra e tij në Lezhë. Po kështu, duke folur për shtypin sportiv të ditës, shënuesi i golit të Besëlidhjes, Julian Malo, do të deklaronte: “Ne tani do të përqendrohemi tek ndeshja e radhës që do të luajmë me Kastriotin në fushën tonë”.
“Nuk shohim emrat, apo tabelën e renditjes, por duam vetëm të fitojmë dhe të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar”, – ka shtuar ai. Në Pukë, Besëlidhja është shoqëruar dhe nga 100 tifozë, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes. Madje dhe presidenti Gjokë Ndoka ka qëndruar me ta, çka dëshmon se kërkon me çdo kusht ngjitjen e Besëlidhjes në Kategorinë Superiore, si dhe mbështetjen maksimale të tifozëve.