AlbanianSport.com 24.02.2015 18:00
ASNN – Besëlidhja do të jetë me formacion të plotë të shtunën ndaj Kamzës në fushën e kësaj të fundit. Dhe thuhet kështu, sepse skuadrës së trajnerit Ridvan Kulli do t’i kthehen nga mungesat Usumoviç, Malo e Muçollari.
Madje për ta bërë këtë ndeshje jashtë fushe më të suksesshme nuk do të mungojnë as “Ultrasit e Besëlidhjes”, quajtur ndryshe “Dragojtë e Veriut”. Nuk duhet harruar që Besëlidhja ka luajtur më 20 dhjetor në Kamëz, atje ku ka mundur Veleçikun, 4-1.
Kështu që e njeh fushën e Kamzës dhe si e tillë kërkon të marrë fitoren për të mos iu ndarë kryesuesve Tërbuni e Mamurrasi, që luajnë në fushën e tyre përkatësisht me Veleçikun e Adën e Velipojës.
Ndaj lezhjanët kërkojnë maksimumin në Kamëz të shtunën.