AlbanianSport.com 22.11.2014 12:55
ASNN – Besëlidhja është stërvitur të premten, ndërsa përmirësimi i kohës, por dhe puna rekord e punëtorëve të stadiumit ka bërë që fusha e stadiumit të jetë gati për përgatitjen e ekipit, si dhe për ndeshjen e sotme ndaj Kamzës. Kjo ndeshje do të jetë e radhës për Besëlidhjes dhe në Lezhë çdokush e mendon të fituar. Por nuk duhet harruar që çdo ndeshje ka historinë e saj, që do të thotë se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.
Sepse vërtetë Kamza ka problemet e saj, por ka eksperiencën e të luajturit në Kategorinë e Parë, aq më shumë që ka qenë vite më parë dhe në Superiore. Besëlidhja për ndeshjen ndaj Kamzës do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët e saj, ndërsa në dyshim është kapiteni Gruda, i cili ende nuk e ka kaluar dëmtimin. Por në këtë ndeshje do të mungojë dhe Muçollari, ndërsa atmosfera në kampin lezhjan është mëse pozitive.
“Dragonjtë e Veriut”, të cilët njihen si ultrasit e Besëlidhjes, janë pajisur me fanellat me ngjyrat verdhekuqe dhe do të jenë të pranishëm në stadium në mbështetje të skuadrës së drejtuar nga Sinan Bardhi. Kjo tregon se për Besëlidhjen po fryn një erë tjetër, e cila ndoshta në fund të këtij sezoni do të mund ta shohë këtë skuadër në Superiore. Kryetifozi i Besëlidhjes, Ervin Loci, i cili ka 50 vjet që ndjek skuadrën lezhjane.
“Jam i emocionuar për skuadrën time të Besëlidhjes. Ajo zhvillon ndeshje të bukura dhe deri tani kryeson me meritë grupin e Veriut. Ajo sigurisht që do ta fitojë ndeshjen me Kamzën. Ne do ta mbështesim ekipin gjatë gjithë kampionatit dhe them që vitin tjetër skuadra do të kalojë në Superiore. Unë si tifoz i vjetër i Besëlidhjes i bëj thirrje sportdashësve që ta mbushin plot stadiumit dhe skuadrës nuk do t’i mungojë kurrë mbështetja.”