AlbanianSport.com 19.01.2015 10:35
ASNN – Besëlidhja pasi ka luajtur miqësoren e dytë të periudhës përgatitore dimërore me Adën e Velipojës, teksa ka fituar 1-0, të dielën e ka bërë pushim.
Dhe sot, skuadra e drejtuar nga trajneri Ridvan Kulli, do të niset drejt Ulqinit, atje ku do të zhvillojë periudhën përgatitore e shoqëruar kjo edhe me ndeshje miqësore.
Deri më tani Besëlidhja ka bërë pesë afrime në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër, teksa ka marrë Seminën, Usumoviçin, Erkoçeviçin, portierin Bejte dhe Bajiçin.
Ndoshta nga periudha përgatitore dimërore në Ulqin do të mund të ketë dhe të tjera afrime, ndërsa Besëlidhja do të qëndrojë në Malin e Zi deri në prag të ndeshjes me Tërbunin, më 7 shkurt 2015.