Besëlidhja / Lani: Ta harrojmë Teutën, mendojmë vetëm për Adën

Share Button

Beselidhja-Ada-rreshtim

AlbanianSport.com 04.10.2014 07:40

ASNN – Pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Teutën, atje ku u mundën 0-2, lezhjanët u janë kthyer përgatitjeve për ndeshjen e kampionatit me Adën. “Ajo që duhet theksuar është se nga disa prej lojtarëve prisnim më shumë pavarësisht se luhej përballë një Teutë të fortë, e cila merr pjesë në Kategorinë Superiore”, – ka deklaruar ndihmëstrajneri i Besëlidhjes, Lani, duke i bërë një analizë humbjes me durrsakët në mesjavë.

“Ne bëmë një analizë të kësaj ndeshje dhe në formën e një bashkëbisedimi me futbollistët, kuptohet pa ngritur zërin, vumë në dukje të metat, – ka theksuar ndihmësi i Sinan Bardhit. – Bashkëbiseduam për të vënë pikat mbi “i”, në mënyrë që gabimet ndaj Teutës të mos na përsëriten më në ndeshjet e kampionatit. Ne duhet të riparojmë sa më shpejt repartin e mesit të fushës, e cila duhet ta luajë më shpejt topin për të ndihmuar më pas sulmin.”

“Ekipi duhet ta ndjejë më shumë përgjegjësinë e çdo ndeshje, duhet të vërë shpirtin e garës në funksionim, – ka pohuar ai. – Sepse këto janë gjëra që e kanë dalluar gjithnjë Besëlidhjen. Besoj se një fitore ndaj Adës në Velipojë do të na bënte mirë. Pasi kështu skuadra do të lehtësohej psikologjikisht, sidomos pas humbjes në Kupë ndaj Teutës. Prandaj them që duhet ta harrojmë humbjen me Teutën dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e Adës në Velipojë, e vlefshme për kampionat.”

“Të mendojmë për të fituar këtë takim, më pas dhe të tjerët që sigurisht nuk do të jenë të lehta”, – ka përfunduar ndihmëstrajneri i Besëlidhjes, Lani. Ndërkohë ka nisur stërvitjen me grupin sulmuesi Ruben Danaj, i cili ka qenë i dëmtuar. “Pavarësisht se nuk kam luajtur me ekipin, kjo edhe për shkak të dëmtimit që kam pasur, ndjej përgjegjësinë e çdo rezultati, – ka thënë ai. – Jam pjesë e këtij ekipi dhe u premtoj tifozëve të mi lezhjanë se do të jap maksimumin në çdo ndeshje që do të luaj.”

“Falënderoj trajnerët e mi, mjekët dhe veçanërisht presidentin Ndoka për gjithçka që kanë bërë për mua”, – ka përfunduar sulmuesi i rikthyer lezhjan, Rubens Danaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh