Gjergj Vyshka 07.01.2015 20:35
Klodian Semina, shkodrani 25-vjeçar që ka luajtur deri në fund të dhjetorit tek Vllaznia, është afrimi i parë i Besëlidhjes në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Por për të, presidenti i lezhjanëve Ndoka ka larguar pesë lojtarë.
Dhe ata janë Alfred Allamani, Mirjan Begaj, Rubin Baçi, Adi Mehja dhe Edison Puka. Të gjithë janë shënues golash për Besëlidhjen, teksa Allamani ka shënuar tre gola, Puka një gol.
Kurse të tjerët kanë qenë pjesë e formacionit të lezhjanëve, që e renditën Besëlidhjen në vendin e tretë me 28 pikë, duke qenë vetëm një pikë larg Mamurrasit të vendit të dytë dhe katër pikë larg Tërbunit kryesues.
Ultrasit e Besëlidhjes i kanë falënderuar të pestë lojtarët për kontributin e tyre në skuadrën lezhjane, kurse pritet që për ekipin e drejtuar nga Ridvan Kulli të afrohen dhe të tjerë gjatë merkatos dimërore, e cila ka nisur më 5 janar dhe përfundon më 2 shkurt në ora 23:00.