AlbanianSport.com 05.12.2014 15:20
ASNN – Skuadra e Besëlidhjes, e drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi, kërkon fitoren për t’u larguar sa më shumë rivalëve dhe për të qenë sa më e qetë në kryesimin e grupit të Veriut në Kategorinë e Parë.
Një ndër futbollistët më kryesor të formacionit lezhjan është dhe mbrojtësi Akil Jakupi, i cili për gazetat sportive të ditës ka deklaruar: “Është ndeshja më kryesore për ne. Do ta vlerësojmë ndeshjen në maksimum.”
“Do të mbrohemi me të gjitha forcat tona në mbrojtje për të mos ndryshuar numrin e golave të pësuar, – ka vijuar ai. – Që do të thotë se për kundërshtarin do të jemi një bllok i fuqishëm dhe i pakalueshëm.”
“Do të mbështesim mesfushën dhe nuk do të harrojmë as sulmin, ka theksuar qendërmbrojtësi shtatlartë i lezhjanëve. – Sepse luajmë në fushën tonë dhe jemi të detyruar për të fituar.”
“Do të fitojmë për tifozët, sepse e dimë që stadiumi do të ushtojë prej tyre fort. Një fitore me Mamurrasin është një hap i sigurt për të fiksuar kryesimin tonë”, – ka përfunduar mbrojtësi i Besëlidhjes, Akil Jakupi.