AlbanianSport.com 21.02.2015 10:50
ASNN – Besëlidhja i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve të veta për ndeshjen që do të luajë sot në Lezhë ndaj Besës.
Një hero për tifozët lezhjan është dhe portieri Ibrahim Bejte, i cili ka mbërritur tek skuadra e Ridvan Kullit nga tregu i lëvizjeve të lojtarëve në dimër.
Në fakt ai së bashku me Erkoçeviçin ishin prenotuar për të qenë pjesë e Tërbunit. Por në fund vendosën të shkojnë tek Besëlidhja.
Në dy ndeshje, Bejte nuk ka pësuar gol. Ndaj dhe tashmë ka fituar zemrat e tifozërisë lezhjane, ndërsa gëzon respektin e tyre si një pikë e fortë, e cila do të dijë të kontribuojë për ngjitjen e Besëlidhjes në Kategorinë Superiore.