AlbanianSport.com 07.11.2014 09:45
ASNN – Besëlidhja është duke u përgatitur intensivisht për ndeshjen e radhës me Besën, të cilën të shtunën do ta luajë në Kavajë. Jo vetëm kaq, por për djemtë e Sinan Bardhit ka dhe një përgatitje serioze, ndërsa ndeshja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.
Në këtë përballje Besëlidhja lufton për të ruajtur kryesimin, në një kohë që Besa kërkon të ngjitet në renditje dhe të futet mes skuadrave të kryesimit. Tek Besëlidhja, mes shumë gjërave pozitive, ka dhe një mobilizim total të lojtarëve dhe stafit drejtues pikërisht për këtë sfidë.
Skuadra edhe në këtë ndeshje do të vuajë mungesën e Grudës, i cili është i dëmtuar, ndërsa tashmë ka nisur përgatitjet individuale rreth fushës.