Besëlidhja / Bardhi: Na dëmtuan dy humbjet, do të ritkthehemi shpejt

Share Button

Sinan-Bardhi

AlbanianSport.com 17.12.2014 11:25

ASNN – Trajneri Bardhi: “Duhet të harrojmë sa më shpejt humbjet, t’i shtrohemi menjëherë punës dhe të kapim sa më shpejt kreun”. Ky ka qenë thelbi i analizës së trajnerit të Besëlidhjes, Sinan Bardhi, ndërsa është këmbëngulur që në janar të bëhen dy-tre përforcime për krijimin e një skuadre të aftë për t’u ngjitur në Superiore.

Analiza e lezhjanëve, pas humbjes me Mamurrasin dhe Burrelin, ka qenë me tonë të qeta, ndërsa është thënë që janë humbur ndeshje të cilat Besëlidhja duhet t’i kishte kaluar me sukses. Dhe në prag është ndeshja me Adën, ndërsa trajneri Bardhi ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive shqiptare, “Gazeta e Sportit”:

 

– Keni humbur dy ndeshje, ndërsa keni zbritur në vendin e tretë. Si e shihni Besëlidhjen në këtë gjendje?

– Pavarsisht se kemi humbur këto dy ndeshje, më duhet të them se e kemi grupin e lojtarëve në një gjendje shumë të mirë. Nuk mendoj se kemi rrëshqitur aq shumë në renditje sa të mos pretendojmë për t’u ngjitur përsëri në vendin e parë. Do të bëjmë kthesën 360 gradë për t’u kthyer tek fitorja dhe tek objektivi ynë që është kthimi në Superiore.

 

– Pse ndryshoi kështu kjo Besëlidhje, e cila deri më tani nuk njihte asnjë humbje? Mos ndikoi mungesa e Malos dhe Jakupit?

– Nuk e keni kuptuar që lojtarët tanë nuk dhanë maksimumin dhe as pritshmëritë, sidomos kjo në ndeshjen me Burrelin. Ndoshta ishte pak euforia e rezultateve, ose në një farë mënyre ndikoi dhe humbja në fushën tonë me Mamurrasin, sepse ishte një disfatë që nuk e prisnim. Në futboll ndodhin këto. Do të korrigjohemi shpejt. Në janar do të bëjmë 2-3 blerje të fuqishme që Besëlidhja nuk i ka parë deri më tani. Prandaj fillojmë serinë e fitoreve që sot ndaj Adës.

 

– Si e shihni stolin e rezervave të Besëlidhjes pasi është folur shpesh që janë lojtarë të cilët në çdo kohë mund të hynë në fushë e të luajnë në formacionin e parë?

– Të them të drejtën sa herë i kemi aktivizuar ato lojtarë, asnjëherë nuk kanë bindur. Nuk kanë dhënë çfarë kërkohet, prandaj në janar, siç e thash dhe më sipër, do të hymë në merkato për të marrë 2-3 lojtarë të fuqishëm.

 

– Parashikimi për ndeshjen me Adën?

– Nuk do të bëjmë asnjë tolerim, do të kërkojmë fillimin e lojës që në fillim për të qenë të sigurt në vazhdimin e ndeshjes. Dhe këtu do të fillojmë kthesën, ndërsa nuk do ta nënvlerësojmë Adën, pavarësisht se ajo ndodhet në fundin e renditjes në Veri. Ajo ka një trajner shumë të mirë si Kreshnik Krepi, ndërsa besoj se shumë shpejt do ta gjejë rrugën e duhur për kthimin e Adës në mesin e tabelës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh