AlbanianSport.com 11.10.2016 07:50
ASNN – Mbrojtësi i Besëlidhjes, Dibra, në prag të sfidës me Erzenin të mërkurën në Shijak: “Çdo rezultat komprometon objektivat tona duhet të tregojmë se jemi skuadër për në Superiore.” Besëlidhja vijon stërvitjen nën drejtimin teknik të trajnerit Stavri Nica, ndërsa është duke u përgatitur për javën e tretë të Kategorisë së Parë.
Dhe lezhjanët do të ndeshen në fushë të huaj me Erzenin. Shorti i Kupës së Shqipërisë bëri që për dy javë Besëlidhja të ndeshet tre herë më Erzenin. Në dy ndeshjet e Kupës, Besëlidhja në Shijak të parën e fitoj 3-1 dhe të kthimit në Lezhë e barazoj 2-2, rezultat që kualifikoi skuadrën lezhjane për raundin e dytë të Kupës.
Në ndeshjen e së mërkurës për kampionat ndryshon puna, pasi Erzeni ka qenë jashtë objektivave të Kupës, ndërsa për këtë kompeticion do të japë maksimumin e mundshëm. Duke ju referuar kësaj, ndeshja e së mërkurës në Shijak po vlerësohet mjaft nga Besëlidhja, pasi vetëm fitorja i shërben. Në të kundërt tronditet objektivi.