AlbanianSport.com 03/08/2018 19:20
ASNN – Mediat e Prishtinës kanë bërë të ditur se talenti kosovar, Arianit Krasniqi, do ta veshë për pesë vitet e ardhshme fanellën e Besës së Kavajës. Mesfushori i talentuar largohet nga Trepça për t’u bashkuar me klubin nga Shqipëria, pjesë e së cilit ka qenë më parë edhe emra kosovarë si Leci, Berisha, Dragusha, e Jashanica.
Arianit Krasniqi, 18 vjeçar, karakterizohet për shpejtësinë dhe fleksibilitetin që ka, dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione. Ishte trajneri Fidaim Haxhiu që ishte faktori kryesor që krijoi urën lidhëse që 18-vjeçari të bashkohet me klubin nga Kavaja, Besën, e cila do të luajë në Kategorinë e parë sezonin e ardhshëm.