AlbanianSport.com 07.03.2015 12:55
ASNN – Besa e Bledar Sinellës kërkon trepikëshin në përballjen me Veleçikun, e cila do të luhet sot në Kavajë në ora 15:00.
Duke llogaritur që do të kenë përballë skuadrën e vendit të fundit, atëherë verdhezinjtë nuk kanë rrugë tjetër, veçse të kërkojnë fitoren.
Nuk duhet harruar që koplikasit i kanë eliminuar verdhezinjtë nga Kupa e Shqipërisë, në një kohë që ndeshjen e parë të luajtur në “Selman Stërmasi” për kampionat e ka fituar Besa me golin e Bekim Kulit.
Megjithatë kavajasit besojnë në forcat e tyre dhe kërkojnë fitoren.