AlbanianSport.com 15.01.2015 16:10
Besa i ka nisur me këmbë të mbarë miqësoret e periudhës përgatitore dimërore, teksa dje në mesditë në Kavajë ka fituar ndaj Sopotit, që në fakt pretendon të ngjitet nga grupi i Jugut i Kategorisë së Parë në Superiore.
Kavajasit, përtej largimeve cilësore si Kuli tek Teuta dhe Manuka tek Besëlidhja, kanë shfaqur një skuadër ambicioze. Rrjedhojë e së cilës kanë qenë dy gola të shënuar në harkun kohor të pesë minutave në pjesën e parë të sezonit.
Besa ka kaluar në epërsi me anë të Bajazitit në minutën e 27-të dhe më pas ka dyfishuar me anë të Sallakut në 32-n minutë. Goli i Bërdufit në të 38’, një lojtar që ka ardhur tek Sopoti nga Mamurrasi, ka hapur rezultatin e lojës.
Librazhdasit në pjesën e dytë kanë aktivizuar dhe brazilianët, njëri prej të cilëve ka qenë kërcënues për portën e kavajasve. Por në fund 2-1 për Besën, e cila ka fituar miqësoren e parë të periudhës përgatitore dimërore.
Besa – Sopoti 2-1
Shënues: Bajaziti 27’, Sallaku 32’ / Bërdufi 38’