AlbanianSport.com 04.01.2015 22:05
ASNN – Besa në prag të ndeshjes me Kamzën më 7 shkurt ka rikthyer në ekip sulmuesin kavajas Mateo Hasa.
Në pjesën e parë të sezonit ky futbollist ka luajtur me Shkumbinin, kurse sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Lushnjës.
Por në të njëjtën kohë nga Besa është larguar dhe mbrojtësi i ri e i talentuar Izmir Pelingu, që është bërë pjesë e Tërbunit.
Në të tilla kushte Besa është ende në lëvizje, ndërsa pret që të ketë një skuadër konkurruese në pjesën e dytë të sezonit, e tillë që të garantojë mbijetesën në Kategorinë e Parë.