AlbanianSport.com 22.01.2015 11:45
ASNN – Pas refuzimit të Dinamos për të luajtur miqësoren me Besën në aneksin e stadiumit me bar sintetik, kavajasit e Sinellës kanë vijuar stërvitjen normale me dy seanca stërvitore.
Dhe për të luajtur miqësoren e tretë të periudhës përgatitore dimërore, verdhezinjtë do të luajnë sot ndaj Naftëtarit.
Kuçovarët, edhe pse kanë luajtur dje në fushën e tyre me kosovarët e Hajvalisë, kanë preferuar ta bëjnë këtë miqësore, sepse të paktën sipas specialistëve të futbollit, kjo skuadër edhe pse është në vendin e fundit në grupin e Jugut është në gjendje të luajë dy ndeshje për 24 orë.
Ndaj Besa-Naftëtari do të jenë përballë njëra-tjetrës sot në Kavajë.