AlbanianSport.com 29.01.2015 08:35
ASNN – Bersant Celina vazhdon të shijojë momente magjik te skuadra angleze e Mançester Sitit. Ai ka shpërndarë dje një foto gjatë stërvitjes, ku në krah të tij gjenden edhe yjet e skuadrës si, Zabaleta, Lampard apo Sanja.
Talenti kosovar, Bersant Celina, vazhdon të bëjë hapa të mëdhenj në karrierë dhe futbollisti i përfaqësueses i Kosovës pritet të bëhet shumë shpejt lojtar i ekipit të parë të Mançester Sitit.
Trajneri Manuel Pelegrini po e merr shumë seriozisht yllin e ri kosovar dhe këtë e konfirmon edhe fakti se ai kohët e fundit, Celina po grumbullohet gjithnjë e më shpesh në ekipin e yjeve të Mançester Sitit.
Pelegrini pati vendosur ta marr Celinën në kampion stërvitor dimëror në Abu Dhabi, ku ekipi i tij zhvilloi një fazë përgatitore për sezonin e dytë të kampionatit në Premier Ligën Angleze.
Madje sulmuesi kosovar i Mançester Sitit ka debutuar më 21 janar me skuadrën e parë të klubit të njohur anglez, në fitoren që “qytetarët” arritën në miqësoren “arabe” ndaj Hamburgut, me shifrat 2-0.
Mançester Siti zhvilloi një miqësore me skuadrën gjermane në Abu Dhabi, ku fitoi me golat e Edin Xhekos dhe Stevan Jovetiçit. Kjo ishte ndeshja e parë e Celinës me skuadrën e parë të anglezëve dhe ai cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të klubit.
Ai madje ka patur një mundësi të mirë për të shënuar në minutat shtesë të takimit, por ka nxitur të godasë në hyrje të zonës së 16-metrave, duke e dërguar topin shumë larg kuadratit të portës gjermane.