AlbanianSport.com 27.10.2016 11:35
ASNN – Liga Ballkanike dje në mbrëmje ka përfunduar javën e saj të tretë, ndërsa në grupin B, MKK Feni Industries është ngjitur në krye. Gjithçka ka ardhur pas fitores me Trepça, 72-54.
Kjo ishte fitorja e dytë për maqedonasit, të cilët një javë më parë kishin mundur në fushën e tyre Tiranën, 98-57.
Ndërkohë bardheblutë të hënën ishin mundur në Nikshiq nga Sutjeska, 77-61. Sakaq në Grupin A, Beroe Stara Zagora ka “çimentuar” kreun., teksa ka realizuar suksesin e tretë me Bashkimin e Prizrenit, 72-63.
Në të njëjtin grupi Teodo, atje ku kanë gjykuar ndërkombëtarët tanët Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj, ka mundur Kozhuvin 85-79. Ndërkohë SIGAL Prishtina me Kumanovon 2009 do të luajë më 1 dhjetor.
Kurse Peja me Karpos Sokolin 2009 më 29 nëntor 2016, pra vetëm dy ditë përpara se të vijë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, për t’u ndeshur me Tiranën.
Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj
(BIBL 2016)
Grupi A
Jave e 3-të
(25 tetor 2016)
Beroe Stara Zagora – Bashkimi Prizren 72-63
Teodo – Kozhuv 85-79
SIGAL Prishtina – Kumanovo 2009 1 dhjetor
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- BC Beroe Stara Zagora 3 3 0 244-214 6
- Kumanovo 2 2 0 164-158 4
- Kozhuv 2 1 2 239-234 4
- Teodo 2 1 1 160-157 3
- Bashkimi 3 0 3 209-238 3
- SIGAL Prishtina 1 0 1 71-86 1
Grupi B
Java e 3-të
(24-25 tetor 2016)
Sutjeska Nikshiq – Tirana 77-61
MKK Feni Industriers – Trepça Mitrovicë 72-54
Peja – Karpos Sokoli 2000 29 nëntor
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- MKK Feni 3 2 1 243-193 5
- Sutjeska 2 2 0 171-121 4
- Trepça 3 1 2 202-230 4
- Tirana 3 1 2 196-241 4
- Peja 1 1 0 82-73 2
- Karpos 2 0 2 140-176 2