AlbanianSport.com 13.10.2014 21:15
ASNN – Stadiumi “Jani Kosta”, ish-stadiumi “Tomori”, aty ku më 1988 kombëtarja jonë ka barazuar me Kubën, 0-0, tashmë do të ketë një tjetër pamje.
Të paktën edhe sipas faqes në “Facebook” FK Tomori brenda një afati të shkurtër kohor do të rregullohen hapësirat përpara stadiumit, të cilat do të kenë një tjetër pamje.
Jo vetëm kaq, por do të ketë rregullime e përmirësime në fasadën e jashtme të stadiumit.
E vërteta është se Tomori ka nevojë për të vënë dorë në stadium, i cili ka një kapacitet prej 12.000 vendesh të ulura dhe mund të zgjerohet dhe më.
Megjithatë duhet shpresuar deri në fund për realizimin e rikonstruksionit të këtij impianti sportiv.