AlbanianSport.com 08.12.2014 13:50
ASNN – Franc Bekenbauer mendon se teknologjia në futboll do të shkojë përtej përdorimit në vijën fatale të portës. Legjenda e futbollit gjerman ka deklaruar se do të vijë një ditë që gjyqtarë do të zëvendësohen nga “dronë” (mikro-helikopterë) që fluturojnë mbi fushën e lojës.
Bundesliga e ka aprovuar përdorimin e teknologjisë së vijës fatale të portës për sezonin e ardhshëm pas suksesit që ka pasur kjo teknologji në Premier Ligën Angleze, por Presidenti i Nderit i Bajernit të Mynihut parashikon që zhvillimi i teknologjisë do të çojë në zëvendësimin e vetë gjyqtarëve.
“Të gjithë e dimë që nuk do të përfundojë me kaq. Do vijë një ditë që nuk do të kemi më nevojë fare për gjyqtarët pasi do t’i zëvendësojmë me “dronë” që do shikojnë gjithçka ndodh në fushë. Unë kështu e mendoj të ardhmen. Gjithsesi, unë nuk do jem gjallë për ta parë”, – tha Bekenbaueri jo pa ironi, duke folur për “Sky90”.