AlbanianSport.com 19.08.2015 18:55
ASNN – Përtej euforisë, Skënderbeu nuk vjen si skuadër favorite në ndeshjen e sotme me Dinamon e Zagrebit dhe kjo pasqyrohet edhe në kuotat e basteve.
Edhe për shkak të historisë së saj si një nga skuadrat më të spikatura të futbollit të Ish-Jugosllavisë e më pas të futbollit kroat, por edhe për faktin se sezonet e fundit ka marrë pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, skuadra kroate kuotohet me 1.95 për “dyshin”, pra, për fitoren e saj sonte, kundrejt një koeficienti prej 4.25 të fitores së Skënderbeut, ndërsa barazimi kuotohet në 3.4.
Në përgjithësi, me ndonjë luhatje të vogël, këto janë kuotat që kompanitë e mëdha, të tilla si “Bet & Win”, “William Hill” e të tjera japin për ndeshjen e sotme.