Nga Gjergj Vyshka 23.02.2017 15:25
Duke qenë se radhën e pikëve të shumta në një ndeshje basketbolli të femrave e hapi Dorina Mema e Studentit me 44 pikë të premten, e vazhdoi Elektra Zykaj të shtunën me 79 pikë dhe e vulosi Igena Qypi të mërkurën me 100 pikë, atëherë gjërat më nuk janë normale.
Thuajse të stisura që nga përpjekja për të mos e luajtur ndeshjen të premten, me idenë që po fitonte Goga Basket në “tavolinë”, e deri tek vendimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit për ta bërë medoemos dje. Sigurisht që Qypit nuk i hiqet merita për pikët e shënuara, sepse tashmë është ajo rekordmenia e basketbollit të femrave në Shqipëri.
Më parë më 2002-in në ndeshjen Flamurtari-Luftëtari 166-37, Elona Merkaj ka shënuar 88 pikë, por basketbolli është kthyer në atë “derexhe” sa në nuk më shije e bukuri. E më pas ne kërkojmë nivel në kombëtaren e të rriturave. Ja ku jemi sot… sfidojmë madje edhe NBA-në…(?!)