Nga Bujar Qesja 18.05.2016 11:05
Në orën 19 e 40 minuta dhe 12 sekonda sipas protokollit zyrtar të ndeshjes, përfundoi takimi i tretë i gjysmëfinales së “play-off”-it, ndërmjet Goga Basket dhe Tiranës. Duke qenë se rezultati i ndeshjeve ishte në barazpeshë, 1-1, u desh të zhvillohej edhe takimi i tretë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Ndeshje e bukur, me rivalitet, por më një epërsi taktike dhe psikologjike në favor të Teutës. Binte dukshëm në sy publiku në Pallatin e Sportit. Na kishte marrë malli që më në fund Goga Basket ka meritën që po zgjon publikun e fjetur durrsak. Dhe, në fakt, nuk ka faj.
Rezultatet e dobëta të Teutës vitet e fundit, nuk mund ta joshnin publikun plot sportivitet e qytetari të Durrësit. veteranë të sportit duke përfshirë Gjon Lulin dhe Xhod Bejën, sportistë të vjetër dhe specialistë të tillë si Petraq Ikonomi, Feti Golashi, Ilia Xhako, Taq Jorgoni, Sabri Rustemi, intelektualë të sferave të ndryshme.
Po ishte shpallur edhe një grupim tifozësh, të quajtur “Piratët”, të cilët inkurajuan fuqishëm gjatë gjithë kohës ekipin e tyre Goga Basket. Të pranishëm ishin edhe Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani, etj. Veç kësaj, në pallat kishin ardhe edhe sportëdashës që kishin 20 vite që nuk kishin shkelur aty. Dhe tani erdhi rasti.