Basketboll / Zgjedhjet, pretendimi i Fagut: Procesi nuk ka transparencë

Share Button

FSHB-logo-e-re-Fagu

Gjergj Vyshka 29.03.2016 21:05

Arben Fagu, kandidati për president i Federatës Shqiptare të Basketbollit në zgjedhjet e 30 marsit në Korçë, me një letër të hapur i është drejtuar të gjitha institucioneve. E këtë e ka nisur që nga Federata Shqiptare e Basketbollit për të vazhduar me presidentin aktual të FSHB-së, Avni Ponari, Komitetit Drejtues, Sekretarit të Përgjithshëm Korab Llazani, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. E mbi të gjitha dhe Federatës Botërore të Basketbollit, sepse sipas tij procesi po bëhet jo transparent.

“Në këtë rast do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj për disa çështje të rëndësishme që kanë lidhje me fushatën në tërësi dhe me procesin e zhvillimit të zgjedhjeve, të cilat në gjykimin tim vështirësojnë normalitetin dhe transparencën e tij”, – ka pretenduar ai. Fagu ka bërë edhe një renditje kronologjike të gjithë asaj që ka ndodhur, ndërsa e ka nisur pikësëpari nga kërkesa e tij drejtuar Federatës Shqiptare të Basketbollit për vënien në dispozicion të të gjithë materialit zgjedhor, numrin e anëtarëve të FSHB-së, numrin e votave për secilin anëtar dhe listën e personave me të drejtë vote.

Jo vetëm kaq, por ka kërkuar edhe procedurën e zhvillimit të procesit zgjedhor, komisionin e verifikimit të propozimeve dhe të mandateve. “E në këto komisione, – thotë Fagu, – kam kërkuar të kem dhe një përfaqësues timin. Në të vërtetë, në mbledhjen e Komitetit Drejtues kërkesa ime u miratua. Por nga ana e ekzekutivit, që në rastin konkret është tërësisht në konflikt interesi me të qenit sekretar i përgjithshëm, më është vënë në dispozicion vetëm një material që tregon anëtarët e FSHB-së, përfaqësuesit e tyre në këtë proces zgjedhor dhe kandidatët e propozuar prej tyre për organet drejtuese të Federatës për katër vitet e ardhshme.”

“Që do të thotë se kërkesa ime është plotësuar pjesërisht, ndërsa nuk jam vënë në dijeni për komisionet e ngritura prej tyre për verifikimin e dokumentacionit zgjedhor, si dhe nuk është miratuar qenia e një përfaqësuesi tim”, – vijon kandidati për president të FSHB-së, që më pas ka pasur vërejtje edhe për rendin e ditë të asamblesë zgjedhore: “Njoftimi për mbledhjen e asamblesë zgjedhore të bërë më datë 29 Shkurt 2016 në asnjë pikë të tij nuk përmend si rend dite pranimin e anëtareve të rinj të FSHB-së.

“Duke qenë se, sipas Statutit të FSHB-së, mbledhja njoftohet të paktën 30 ditë përpara, çdo ndryshim i mëvonshëm është i pavlefshëm, – ka kujtuar ish-basketbollisti. – Për më tepër kur përcaktohen kompetencat e asamblesë së përgjithshme të jashtëzakonshme, përveç çështjeve që përmend shprehimisht, ka vetëm një çështje që e lë të papërcaktuar. Ajo përcakton se kjo asamble mund të shqyrtojë dhe marrë vendim edhe për çështje të tjera që kërkohen nga anëtarët dhe që nuk janë kompetencë e asamblesë së përgjithshme të zakonshme.”

“Në dijeni time, jo vetëm që pranimi i anëtarëve në asamblenë e përgjithshme të jashtëzakonshme nuk është kërkuar nga anëtaret, por pranimi i anëtarëve është kompetencë e asamblesë së përgjithshme të zakonshme sipas Statutit të FSHB-së, – ka pretenduar ai. – Ndaj dhe nuk duhet të ishte përfshirë në rendin e ditës. Si rrjedhojë, pika 1 e vendimit Nr.1 të KD, datë 12 Shkurt 2016, është në kundërshtim të hapur me nenin 17/3 dhe nenin 17/6 të Statutit të FSHB-së”.

Duke vazhduar më tej, Fagu ka shtruar pyetjen anëtarët e rinj a do të votojnë, apo jo në seancën pasardhëse? “Personalisht, – thotë Fagu, – nuk kam asnjë problem që të gjithë shoqatat që janë miratuar nga KD për të marrë pjesë në veprimtari dhe që do të miratohen nga asambleja të votojnë. Anëtarët e rinj që e fitojnë të drejtën e votës që nga momenti që asambleja i miraton duhet që sipas nenit 14 pika 3 të Statutit të FSHB-së të kenë depozituar përfaqësuesit e tyre në FSHB, 20 ditë përpara.”

“Me vendimin e mësipërm të këtij komisioni, shkelet dhe neni 14/3 i Stautit te FSHB-se, dhe krijohet një situatë që sjell pavlefshmërinë e votimit”, – thotë Fagu, për të cilin është e paprecendent që nuk lejohen të marrin pjesë në Asamble kandidatët si për president, ashtu dhe për anëtarë të Komitetit Drejtues që nuk përfaqësojnë një anëtar të Federatës Shqiptare të Basketbollit për të votuar. “Asnjë person i propozuar nga unë nuk është pranuar të jetë si përfaqësues/vëzhgues në procesin e verifikimit të dokumentacionit zgjedhor, apo në procesin e numërimit të votave”, – ka pretenduar ai.

“Kësaj i shtohet dhe një vendim i komisionit të ngritur nga FSHB-ja që ka marrë vendim që në asamble kandidatët për president të mos paraqesin platformat e tyre përpara anëtarëve te asamblesë”, – ka theksuar ai, duke kërkuar ndihmën e institucioneve për të ndërhyrë me kompetencën që u jep Ligji dhe Statuti i organizatave për të ndërhyrë. “Sepse vetëm kështu do të kemi një proces zgjedhor të ndershëm dhe të drejtë”, – ka përfunduar Arben Fagu, kandidati për president i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh