Basketboll / Xhelal Kalaja, ai që kërkon të ringjallë talentet shqiptare (II)

Share Button

Basketboll-Xhelal-Kalaja-treshe

Gjergj Vyshka 11.09.2015 19:10

Nga Virtus Basket Fondi në Tiranë për t’i shërbyer të ardhmes së basketbollit vendës, ndërsa do të jetë pjesë e projektit të Shkollave të Basketbollit shpallur që në mars nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. “Lal Kalaja mos na lërë”. Kjo ka qenë thirrja e lojtarëve të Virtus Basket Fondit në fund të sezonit 2014-2015, që edhe sot, pas gati tre muajsh, e bën përsëri të përlotet dhe të emocionet Xhelal Kalanë. 65-vjeçari, i cili prej 18 vjetësh kishte emigruar në Itali, ka vendosur të kthehet në Tiranë me projekte të qarta për të ndihmuar zhvillimin e moshave të basketbollit në vend dhe për të ringjallur talentet e basketbollit shqiptar.

Do të jetë pjesë e projektit për Shkollat e Basketbollit, që është shpallur që më 7 mars të këtij viti nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në marrëveshjen e bashkëpunimit që ka firmosur me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Xhelal Kalaja vjen nga një familje basketbollistësh me traditë në Shkodër, ndërsa ka luajtur deri në 1979. Dhe në moshën 29-vjeçare do të niste rrugën e gjatë të arbitrimit, ndërsa me bilbil do të ishte në parket deri më 1997-ën kohë në të cilën vendos të largohet në Itali atje ku do të vendosej në Rajonin e Lacios në zonën e Latinës.

Në gjykim ka qenë përkrah figurave të tilla si Virgjil Karaja, Rudolf Cici, Jorgji Shundi, Shpëtim Bozdo, Faruk Rizvanolli, Tomorr Asnjoku, Shefqet Bekteshi etj. Dhe për gjithçka që ka bërë në basketbollin shqiptar si lojtar dhe si gjyqtar, apo dhe në Itali si trajner, e çfarë do të bëjë në të ardhmen, Xhelal Kalaja ka pranuar ta rrëfejë në një intervistë të gjatë për Gazetën “Sport Ekspres”, të cilët AlbaniaSport.net do t’jua sjellë përgjatë këtyre dy ditëve dhe sot është pjesa e parë e saj.

 

…Vijon nga dje

 

– Veçse nuk iu priste një shesh me lule në Itali…

– E vërtetë më është dashur që për tre muaj të bind të tjerët se jam vërtetë mësues fizkulture, trajner basketbolli. Ka mjaftuar një bashkëbisedim me një koleg timin, por dhe një intervistë në televizionin lokal të Latinës që të bëhej reklama. E kishte dëgjuar Marçelo Zonda, i cili ishte bërë gati të më jepte ndonjë ekip. Por ndërkohë presidenti i Virtus Basket Fondit, Luka Romano, u bind që duhej të isha pjesë e tij.

 

– E si vazhdojë më tutje…

– Më 3 shtator 1997 unë kam marrë ekipin e 17-vjeçarëve të këtij klubi. Më pas me skuadrën e parë në Promocion jam në rolin e trajnerit e mandej kur ekipi u ngjit në C2 jam ndihmëstrajner. Por mbi të gjitha kam qenë përgjegjësi i sektorit të të rinjve. Për dy sezone 2013-2014 dhe 2014-2015 e kam drejtuar këtë skuadër në Serinë B.

 

– Tashmë në Tiranë, cilat janë projektet e juaja?

– Unë kam ardhur që të punoj me të rinjtë, sepse ato janë e ardhmja e basketbollit shqiptar. Kam parë dhe pjesëmarrjen e ekipeve tona kombëtare në basketboll dhe vë re se ka shumë mangësi. Nëse punohet mirë me një grup djemsh të cilët premtojnë për të ardhmen basketbolli do të eci përpara. Dhe këtu duhet këmbëngulur shumë gjatë. Aq më shumë që unë do të jem dhe pjesë e projektit e shkollave të basketbollit.

 

– Megjithatë që të ecë përpara basketbolli duhet të jetë dhe infrastruktura. Ju e keni lënë sikur ka qenë më 1997-ën gjendjen e fushave në Shqipëri…

– Është e vërtetë që infrastruktura është “thembra e Akilit”. Është për të ardhur keq që ka ndodhur kështu. Basketbolli në Shqipëri nuk e meriton këtë gjendje. Dëshira është e madhe për të bërë gjëra të mira, por duhet infrastruktura.

 

– Cila është mbështetja e Federatës Shqiptare të Basketbollit për projektet tuaja?

– Historikisht i kam pasur të shkëlqyera marrëdhëniet me sekretarët e Federatës Shqiptare të Basketbollit, siç edhe po ndodh aktualisht. Kam qenë anëtar i kolegjiumit të arbitrave. Nuk duhet të harroni që jam shpallur gjyqtari më i mirë në zonën e Lacios, si dhe trajneri më i mirë në Latina.

 

– E si jeni ndarë me ta në fakt…?

– Në ndeshjen e fundit para se skuadra të hynte në fushë kam lajmëruar lojtarët, presidentin dhe të gjithë stafin që kjo është ndeshja ime e fundit në këtë stol. Të gjithë shtangën, sepse nuk e prisnin këtë vendim timin. Në kthim, në autobus, një nga lojtarët ka marrë mikrofonin dhe për nderin tim ka vënë një këngë shqipe. E nga mbrapa dëgjoj: Lal Kalaja mos na lërë (emocionohet e përlotet). Por unë e kisha ndarë që pas 18 vjetësh duhet të kthehem në Shqipëri.

 

– Së fundi, diçka për Vllazninë…

– Kam dëgjuar që ka probleme dhe basketbolli në Shkodër nuk është duke shkuar në ato nivele që i takon. Duhet dikush të ndërhyjë që Vllaznia të vazhdojë të jetë në majat e sportit të koshit në vend.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh