Gjergj Vyshka 09.10.2014 17:55
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë provën zyrtare në pallatin e rikonstruktuar të sportit në Shkodër.
Në pranit të drejtuesve më të lartë të pushtetit vendor të Shkodrës dhe të klubit shumësportësh “Vllaznia”, por dhe të presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe sekretarit të përgjithshëm Korab Llazani, kuqeblutë kanë luajtur ndeshjen miqësore me Bashkimin e Prizrenit.
Një ndeshje me shumë rivalitet, aq sa dy pjesët e para kanë përfunduar në barazim, 34-34.
Në dy pjesët e tjera, edhe me inkurajimin e tifozerisë së zjarrtë shkodrane, Vllaznia ia ka dalë të jetë fituese, 75-74 me Bashkimin e Prizrenit.
Tashmë kuqeblutë do të hynë në përgatitjet speciale për ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike, atë ndaj Sigal-it të Prishtinës, më 14 tetor.