Gjergj Vyshka 08.08.2016 18:05
Shqipëria e djemve Nën-18-vjeçarë ka marrë fitoren e dytë në Divizionin B të Kampionatit Evropian, në Shkup. Madje për vendin e 21-të dhe atë të 22-të, ka mundur një kundërshtar që në grup na kishte mundur me 18 pikë diferencë.
Bëhet fjalë për Skocinë, e cila pjesën e parë e ka fituar vetëm me dy pikë diferencë, 21-19. Shqipëria dominon në të dytën 8-19 dhe përmbys 29-38. Mundohet Skocia të përmbysë. 15-14 është pjesa e tretë, por në total 44-52.
24-19 e katërta për Skocinë, por Shqipëria nuk ndalet dhe merr fitoren e dytë. E kësisoj është renditur në vendin e 21-të mes 24 skuadrave pjesëmarrëse duke lënë nga pas tre ekipe. Jo keq për nivelin e basketbollit të moshave shqiptare.
Skoci – Shqipëri 68-71
(21-19, 8-19, 15-14, 24-19)
Skocia: K. Ferguson (11), Nealon-Lino (10), Lankaster (5), Jimenez (17), Kantorski (11) / Xhekson, A. Ferguson, Konvej (2), Armur (5), Sirrell (7). Trajner: K. Nikol
Shqipëria: Qilimi (5), Bedini (6), Gjeçi (15), Hysa (16), Nikoçi (2) / Çaushi (7), Dedolli (3), Lilaj (17), Jareci, Haruni, Bytyçi. Trajner: M. Jani
Gjyqtarë: R. R. Larsen (Danimarkë), M. Adamoviç (Bosnje-Hercegovinë), M. Kostantin Serban (Rumani)