Basketboll / Vijon Turneu Evropian i Nën-18-vjeçarëve në Tiranë

Share Button

AlbanianSport.com 06/08/2021 22:05

ASNN – Të shtunën dhe të dielën, dy gjysmëfinalet dhe finalja, gjithçka drejtpërdrejt në RTSH Sport. Në Tiranë po zhvillohet prej 3 ditësh turneu ndërkombëtar i basketbollit për grupmoshën e Nën-18-vjeçarëve “FIBA European Challengers”, i cili mbyllet të dielën në mbrëmje. Në kryeqytetin shqiptar po luhen ndeshjet e grupit F dhe grupit G, ndërsa përballjet më të spikatura janë sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ndërsa të gjitha ndeshjet janë transmetuar edhe në faqen e Federatës Shqiptare të Basketbollit në platformën “YouTube”.

Në grupin G, Shqipëria është mundur në ndeshjen e parë nga Kosova, por ka vijuar të fitojë në atë të dytën, bindshëm ndaj Moldavisë, duke siguruar vendin e dytë në renditje dhe, bashkë me të edhe biletën për në gjysmëfinale. Aty ku do të përballet Luksemburgun, që, nga ana e tij, u rendit i pari në grupin F, duke i fituar të 3 përballjet e më konkretisht, ndaj Maltës, ndaj Gjibraltarit dhe ndaj Andorrës. Kjo gjysmëfinale do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 19:00, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë të Parkut Olimpik të Tiranës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Ashtu sikundër do të sillet më herët drejtpërdrejt edhe gjysmëfinalja tjetër, midis Kosovës dhe Andorrës. Kjo përballje, që nis në ora 16:00, sheh si favorite Kosovën, ndërsa të shtunën dhe të dielën, 3 skuadrat e tjera, Moldavia, Gjibraltarin dhe Malta, do të ndeshen me njëra-tjetrën me sistem grupi, për të përcaktuar renditjen nga vendi i 5-të në të 7-tin në këtë turne të koshit kontinental të moshave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh