Gjergj Vyshka 24.02.2017 13:45
Në vizitën e tij njëditore në Tiranë, këshilltari i presidentit të Federatës Botërore të Basketbollit, Lubomir Kotleba, ka pasur takime në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Kotleba është pritur nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, që mes të tjerash i ka treguar për shtimin e orëve të mësimit të fizkulturës në shkolla, si dhe për kuadrot e rinj, që janë përfshirë veçanërisht në atletikë.
Ndërkohë në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Kotleba është pritur nga Presidenti Viron Bezhani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Bello, si dhe i gjithë stafi i institucionit të lartë të olimpizmit shqiptar.
E me këto takime, por dhe me vizitat në impiantet e basketbollit shqiptar, Kotleba e ka mbyllur misionin e tij në Tiranë.