Gjergj Vyshka 10.02.2016 15:20
Stavri Bello, vëzhguesi ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, dje ka qenë për herë të tretë në Ligën Ballkanike. Pasi ka vëzhguar më parë më 13 tetor 2015 në ndeshjen Bashkimi-Peja 82-73 (Zurapoviç, Miliçeviç dhe Koçi), apo dhe 11 nëntor 2015 në ndeshjen Peja-BC Levski 75-68 (Rutesiç, Kaludjeroviç, Bijediç), është rikthyer dje në Prishtinë.
Pikërisht në Pallatin e Sportit dhe të Rinisë, Sigal Prishtina ka pritur BC Levskin, ndërsa Bello ka qenë vëzhgues për tre malazezët Igor Dragojeviç, Zdravko Rutesiç, Milosav Kaludjeroviç. Prishtinasit kanë fituar 89-66 (24-13, 20-16, 20-16, 25-21).
Kësisoj tre ndeshje në Ligën Ballkanike, një në Fiba Evrope Kup për meshkuj dhe një në Euro Kup për femra vijojnë të rrisin paraqitjen e ndërkombëtarit të vetëm si vëzhgues të basketbollit shqiptar, Stavri Bello.