Gjergj Vyshka 23.11.2016 18:05
Erjon Hoxha, gjyqtari vlonjat ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, përveç Ligës Ballkanike, atje ku ka gjykuar dy ndeshje, të shtunën e kaluar ka qenë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Femrave.
Pikërisht në Kraljevo, Hoxhaj ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen e grupit D, Serbi-Luksemburg 73-51 (21-23, 15-6, 16-8, 21-14). Gjyqtar i parë ishte turku Ozlem Jalman, i dytë maltezi Gordon Barbara, ndërsa vëzhgues boshnjaku Jadran Lasetoviç.