AlbanianSport.com 02.04.2015 16:35
ASNN – Euroliga rikthehet në ekranin e TVSH-së. Si çdo të enjte në mbrëmje edhe sonte, evenimenti më i rëndësishëm evropian i basketbollit vjen tek shikuesit jo vetëm me standartin më të lartë të transmetimit, atë HD, por edhe me një prej supersfidave, siç është “klasikja” e Spanjës, Barcelona-Real Madrid.
Sot në 20:35 luhet Barcelona-Real Madrid dhe sytë jo vetëm të Spanjës, por të gjithë Evropës së basketbollit janë në “PALAU BLAUGRANA”. Kjo mund te jete Klasikja e fundit e Euroligës së basketbollit per kete vit, Barcelona dhe Real takohen per te 253-tën here mes tyre dhe kjo ndeshje vlen per vendin e pare ne grupin E.
Madrilenet jane me vetem 1 fitore me shume dhe në vendin e parë që nëse e mbajnë deri në fund do të kenë perballë vendin e katert te grupit F, njërën prej Anadolu Efes apo Laboral e Spanjes. Vendi i dytë “peshkon” vendin e trete ne grupin F, qe është Olimpiakosi, por mund të jetë edhe Fenerbahçe apo CSKA-ja e Moskës.
Ne takimin e pare per turin e 16-shes, Reali fitoi në Madrid 97-73, por Barcelona u paraqit pa kapitenin Navarro te demtuar. Qe nga ajo ndeshje Barcelona nuk ka humbur asnje takim ne Euroligë. Barcelona do te kete ne dispozicion te gjithe skuadren, pa patur mungesa.
Kjo sepse, perveç Navarros, do te jete edhe Tomiç, i cili nuk luajti ne fundjave ne fitoren perballe Seviljes ne kampionatin spanjoll. Sidoqoftë, klasikja e Evropës ruan gjithmonë surpriza dhe spektakël, kështu që duke filluar nga ora 20:35 në komentin e Henri Mojës dhe Artan Kuqos, gjithçka do të vijnë në ekranin e TVSH-së.