Gjergj Vyshka 10.06.2016 12:50
“Bilbili” shqiptar: “Më mungon vetëm pjesëmarrja në Kampionatin Botëror dhe në Lojërat Olimpike dhe pasi t’i kemi arritur dhe këto do t’i jap fund karrierës së gjyqtar, edhe pse mund të jetë e parakohshme”
Gentian Cici, gjyqtari, për momentin, më me nivel në basketbollin shqiptar dhe në atë ndërkombëtar, edhe pse është vetëm 35 vjeç, vijon t’i ngjisë shkallët e karrierës një e nga një në parket.
Pas pjesëmarrjes në finalet e Kampionatit Evropian për meshkuj, pjesëmarrjes me gati 15 ndeshje të gjykuara në Kupën e Evropës, apo dhe në Ligën Ballkanike, tashmë do të jetë në turin preolimpik në Francë.
Bëhet fjalë për një nga grupet e femrave, atje ku do të caktohen finalistet e Lojërave Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Janë 40 gjyqtarë nga e gjithë bota për turneun parolimpik dhe për Lojërat Olimpike e mes tyre dhe Cici.
Por, në Francë, “bilbili” ndërkombëtar i koshit do të jetë edhe si tifoz futbollit. Fillimisht për Shqipërinë e më pas dhe për Gjermaninë.