Gjergj Vyshka 17.12.2014 16:45
Java e 6-të e grupit B të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj, dje është mbyllur me derbin Tirana-Partizani, e cila është luajtur dje pasdite, në ora 18:00, në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet.
Një dominim total i bardhebluve, të drejtuar nga Arjan Kristani, ndërsa në fund është shënuar një fitore me 21 pikë diferencë. 51-30 kanë qenë shifrat përfundimtare.
Kështu, bardheblutë janë vendosur kryesues në grupin B duke qenë me pikë të barabarta me Virtus Tiranën dhe Apoloninë.
Kështu është mbyllur java e 6-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinjtë
Grupi B
Java e 6-të
(13-16 dhjetor 2014)
Skënderbeu – Real Basket 65-66
Apolonia – Virtus Tirana 50-53
Tirana – Partizani 51-30
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 5 4 1 333-215 9
- Virtus Tirana 5 4 1 299-263 9
- Apolonia 5 4 1 236-213 9
- Elbasani 5 3 2 296-251 8
- Real Basket 6 2 4 332-377 8
- Skënderbeu 5 1 4 199-258 6
- Partizani 5 0 5 158-276 5