Gjergj Vyshka 14.05.2016 16:15
Trajnerja e Superiorit Ledina Koçi: Vërtetoj gjithnjë e më shumë që një femër arrin rezultate me skuadra meshkujsh. Ka qenë më shumë se sa e kënaqur trajnerja e Superiorit, Ledina Koçi, jo thjesht për fitoren e dytë radhazi të titullit “kampion” për të rinj.
“Por, sepse, – thotë Koçi për “Sport Ekpsres”, – jam duke thyer gjithnjë e më shumë mendësinë që ekziston në Shqipëri që një femër nuk mund të punojë me meshkujt. Përkundrazi rezultatet flasin vetë. Jemi në vazhdën e atyre trofeve që Superiori di t’i marrë në të gjitha kategoritë e basketbollit shqiptar.”
“Jam shumë e kënaqur për atë që djemtë kanë dhënë në fushën e lojës, ndërsa do të vazhdojmë të kemi të tilla rezultate dhe në të ardhshme, – ka vijuar trajnerja me licencën e FIBA-s. – Sepse Superiori prodhon vetëm fitore”. E më pas ka shpërthyer festa në parketin e “Asllan Rusit” në kryeqytet.