Gjergj Vyshka 14.02.2017 12:55
Në grupin A të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj, trajneri i Kamza Basket, Gledis Muhametaj, do t’i uronte suksese skuadrës së tij pas fitores në Korçë, 58-87 me Skënderbeun. “Bravo çunave që u aktivizuan të gjithë në shumicën e lojës”, – ka shkruar Muhametaj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
Tirana, Teuta e Partizani kanë bërë detyrën, teksa kanë fituar ndaj Elbasani, Olimpikut Basket dhe Marsi Basket. Në grupin B, Superior Klima jo vetëm që ka siguruar fitoren e gjashtë radhazi, por mbi të gjitha ka shënuar dhe fitoren më të thellë të kampionatit, 135-36 me Galaktikët (32-10, 41-11, 35-3, 27-12).
Shpërndarja e pikëve ishte: Elion Osmani 61 pikë, Dariel Dulla 28, Huljo Berati 13, Kriks Muho 8, Eneld Ahmetaj 7, Ani Balliu 6, Orion Osmanaj 6, Enco Gjonaj 3 dhe Fation Camishi 3 pikë. Vllaznia ka fituar me Galaktikët, Apolonia me Invaders dhe Ardhmëria Basket në Vlorë me Flamurtarin, kurse të rinjtë po vijnë drejt fundit të fazës së parë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinj
Grupi A
Java e 7-të
(11-12 shkurt 2017)
Skënderbeu – Kamza Basket 58-87
Tirana – Elbasani 80-44
Olimpik Basket – Partizani 45-68
Marsi Basket – Teuta 29-86
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 437-201 12
- Kamza Basket 6 5 1 523-298 11
- Teuta 6 4 2 374-262 10
- Elbasani 6 3 3 336-327 9
- Partizani 6 3 3 311-357 9
- Skënderbeu 6 2 4 325-422 8
- Marsi Basket 6 1 5 226-432 7
- Olimpik Basket 6 0 6 234-467 6
Grupi B
Java e 7-të
(11-12 shkurt 2017)
Vllaznia – Real Basket 81-25
Apolonia – Invaders 52-37
Flamurtari – Ardhmëria Basket 21-39
Superior Klima – Galaktikët 135-36
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 6 6 0 520-263 12
- Vllaznia 6 5 1 514-220 11
- Ardhmëria Basket 6 4 2 366-292 10
- Apolonia 6 4 2 309-353 10
- Invaders 6 3 3 283-338 9
- Real Basket 6 1 5 293-387 7
- Galaktikët 6 1 5 240-472 7
- Flamurtari 6 0 6 195-403 6