Gjergj Vyshka 13.05.2016 22:40
Gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Të Rinj ka folur për Tiranën, e cila është orientuar dhe përqendruar vetëm në treshen Koko-Lilaj-Hysa, të cilët nga 81 pikë në total së bashku kanë bërë 70 pikë.
Me një mesatare 23.3 pikë për secilin. Mirëpo a është kjo zgjidhja për bardheblutë dhe sa mund të garantojë në finalen ndaj Superiorit? Sepse e gjithë pjesa tjetër e ekipit është inekzistente.
Sigurisht që të tre së bashku i japin bukuri lojës së Tiranës dhe dje është vërtetuar gjithçka ndaj Virtus Tiranës. Tirana i ka fituar të katër periodat 16-22, 12-19, 19-21 dhe 15-19, dhe në fund ka siguruar një fitore me diferencë prej 20 pikësh, 81-61.
Veçse teksa kanë festuar gjatë pas suksesit me Virtus Tiranës, barometri më i mirë i kësaj Tirane do të jetë finalja me Superiori, ndërsa pritet një duel i ethshëm dhe që do të jetë i fortë në luftën për titull “kampion”.
Virtus Tirana – Tirana 61-81
(16-22, 12-19, 19-21, 15-19)
Virtus Tirana: Tugu (6), Dullaj (21), Pashaj (22), Hoxha, Teranaj (3) / Hysi, Ndoj (8), Mezini (1), Naska, Mrishaj. Trajner: J. Talelli
Tirana: Boraj (2), Koko (24), Lilaj (18), Hysa (28), Ismaili (7) / Çuka, Sukaj (2), Gërbi Trajner: M. Lazimi
Gjyqtarë: S. Tafilica, B. Tafilica (Shkodër)