Gjergj Vyshka 16.03.2017 12:30
“FIBA Europe Cup” për femra të premten e kaluar në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve ka qenë edhe për vëzhguesin ndërkombëtar të basketbollit shqiptar, Stavri Bello.
Bello, i cili, në dy të marta radhazi ka qenë edhe në Ligën Ballkanike të basketbollit meshkuj, e ka për të disatën herë pjesëmarrjen në “FIBA Europe Cup” për femra dhe meshkuj dhe “Euroligë” për femra.
Ai ka qenë vëzhgues në ndeshjen Belona Agu-BLMA 73-66 (25-16, 17-14, 21-16, 10-22), atje ku ka vlerësuar gjykimin e grekut Anastasios Manos, azerit Alakbar Hasanov dhe serbit Uros Nikoliç.