Basketboll / Stavri Bello, kryevëzhguesi i Nën-20-vjeçareve në Podgoricë

Share Button

Stavri-Bello-Podgorice-trofeu-2016

Gjergj Vyshka 02.08.2016 07:00

Basketbolli shqiptar në arenën ndërkombëtare nuk përfaqësohet vetëm nga tre gjyqtarë, të cilët janë Gentian Cici, Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj, ndërsa pritet që së shpejti këtij grupi t’i bashkohen dhe Gilbert Hoxha e Marli Kasëmi, të cilët janë ende kandidat. Por një emblemë e basketbollit shqiptar mbeten dhe vëzhguesit ndërkombëtar, quajtur ndryshe komisarët e ndeshjes.

E i vetmi që ka mbetur është Stavri Bello, që të paktën mes 2015 e 2016-ës ka qenë i angazhuar në Kupat e Evropës, Ligën Ballkanike, apo dhe kualifikueset e Kampionatit Evropian të femrave. E së fundmi, në periudhën 9-17 korrik 2016, Bello ka qenë kryevëzhguesi i Divizionit B të Kampionatit Evropian Nën-20-vjeçareve, vajza, në Podgoricë.

Së bashku me francezin Bruno Voutier, Bello ka mbikëqyrur një grup prej 19 arbitrash, që ishin: Milan Adamoviç (Bosnje-Hercegovinë), Marian Miklosik (Skoci), Marko Vuçkoviç (Slloveni), Aleksei Davidov (Rusi), Alfred Jovoçiç (Kroaci), Roman Ponomarenko (Ukrainë), Marius Ciulin (Rumani), Sonia Tekseira (Portugali), Zdenko Zubak (Sllovaki), Aleksandër Milojeviç (Maqedoni), Martinas Gudas (Lituani), Vojcieh Liska (Poloni), Milojesh Koljensiç (Mali i Zi), Erjon Hoxhaj (Shqipëri), Milen Tsvetkov (Bullgari), Stanislav Kuçera (Republika e Çekisë), Kfir Mualem (Izrael), Juri Ihnatsieu (Bjellorusi).

Në 40 ndeshje të luajtura, të cilat janë ndarë në dy salla sportive ajo e Universitetit të Sportit dhe të Kulturës dhe Qendrës Sportive Moraca, Bello ka vëzhguar 20 takime, që janë si më poshtë: Irlandë-Slloveni 57-85, Ukrainë- Republika Çeke 34-78, Bullgari-Rumani 56-61, Bjellorusi-Kroaci 61-74, Slloveni-Mali i Zi 74-72, Bullgari-Bjellorusi 56-63, Rumani-Kroaci 62-54, Izrael-Ukrainë 70-75, Britani e Madhe-Slloveni 50-69, Lituani-Mali i Zi 84-60, Bjellorusi-Izrael 45-55, Rumani-Republika Çeke 52-75, Kroaci-Hungari 45-39, Irlandë-Ukrainë 55-69, Bjellorusi-Irlandë 69-35, Hungari-Slloveni 56-66, Lituani- Republika Çeke 72-51, Ukrainë-Bjellorusi 53-48, Irlandë-Izrael 24-68, dhe Slloveni-Lituani 62-45.

Vlen të përmendet fakti se dy gjysmëfinalet, por dhe finalja e madhe i ka takuar pikërisht vëzhguesit shqiptar, Stavri Bello, që në fakt e ka vlerësuar së tepërmi organizimin e malazezëve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh