AlbanianSport.com 08/08/2019 19:00
ASNN – Sot pasdite Shqipëria në basketboll për meshkuj duhej të zhvillonte stërvitjen e fundit në prag të nisjes për në Danimarkë, aty ku do të luajë takimin e vlefshëm për para-eliminatoret e “Eurobasket 2021”.
Por nuk ndodhi aspak kështu pasi në momentet kur ekipi mbërriti në sallën olimpike “Feti Borova”, dyert ishin të mbyllura. Një kontratë e pafirmosur mes palëve është bërë shkak që ekipi kombëtar të mbesë në mes të katër rrugëve.
Kështu, Ekipi përfaqësues i koshit të meshkujve të Shqipërisë nuk lejohet të stërvitet në atë që quhet “Salla Sportive e Lojërave me Dorë””, e që për më tepër mban emrin “Feti Borova”… Për të ardhur keq, është më e pakta që mund të thuhet…!?