Basketboll / SIGAL Prishtina mund Bashkimin me përmbysje & shpreson

Share Button

AlbanianSport.com 17.01.2017 10:05

SIGAL Prishtina e ka luajtur mirë dhe fort dje në mbrëmje në “Pallatin e Sportit dhe të Rinisë” në kryeqytet shansin e fundit për të qenë në turin e dytë të Ligës Ballkanike. Me përmbysje ia ka arritur të jetë fituese përballë Bashkimit të Prizrenit, teksa në fund të 40 minutave ka triumfuar me shtatë pikë diferencë, 87-81. Por, nëse do të jetë më pas në pikë të barabarta me prizrenasit, teksa kanë mbetur dhe një javë deri në përfundim të turit të parë, Bashkimi është më i favorizuar, sepse ka fituar në fushën e vet me 11 pikë diferencë, 85-74.
Bashkimi i Prizrenit e ka nisur fort ndeshjen, teksa ka fituar pjesën e parë 24-26. Prishtinasit duket sikur nuk janë në lojë fare, ndërsa pjesa e dytë është për miqtë në një diferencë pikësh 13, 11-24. Dhe në pushim Bashkimi i Prizrenit ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsi 50-35, aq sa për të menduar se është i sigurt në fitoren e ndeshjes. Por nuk ka ndodhur kështu. SIGAL-i ka shpërthyer në pjesën e 3-të dhe duke fituar me 23 pikë diferencë, 34-11, ka përmbysur shifrat në 69-61. Përtej përpjekjeve të Bashkimit për të kthyer lojën, ndërsa ka fituar pjesën e 4-t, 18-20, sërish fitorja i ka buzëqeshur SIGAL-it.
87-81 për fituesit në fuqi të Ligës Ballkanike, të cilët kanë marrë fitoren e tretë në këtë tur të parë duke mbajtur gjallë kështu shpresat për të kaluar më tej. Ndërkohë derbi maqedonas i grupit A, Kozhuvi-Kumanovo 2009, e rëndësishme për Kozuvin për të shkuar në turin e dytë, nuk do të luhet sot, por të enjten në ora 19:00. Kësisoj SIGAL Prishtina e ka rihapur dhe një herë luftën për katër skuadrat e para të grupit A për në fazën e dytë të Ligës Ballkanike.

 

Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketboll – Meshkuj

 

Grupi A

 

Java e 9-të
(16-19 janar 2017)

 

Të hënën:
SIGAL Prishtina – Bashkimi Prizren 87-81

 

Të martën:
Beroe Stara-Zagora – Teodo ora 19:00

Të enjten:
Kozhuv – Kumanovo 2009 ora 19:00

 

Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Kumanovo 8 6 2 662-622 14
2. Beroe Stara-Zagora 8 5 3 655-657 13
3. Bashkimi Prizren 9 4 5 697-712 13
4. Teodo 8 4 4 661-631 12
5. SIGAL Prishtina 9 3 6 696-771 12
6. Kozhuv 8 3 5 639-619 11

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh