AlbanianSport.com 13.04.2016 11:40
ASNN – SIGAL Prishtina ka bërë një hap të madh drejt titullit të dytë radhazi në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur Mornarin me rezultat 82-68. Në këtë ndeshje ka qenë i pranishëm dhe delegacioni i Federatës Shqiptare të Basketbollit me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Korab Llazani.
Skuadra vendëse ishte dominuese gjatë tërë takimit, por gjysma e dytë ishte vendimtare për ta. Më i dalluari te Prishtina ishte Dardan Berisha me 20 pikë, i ndjekur nga Muhamed Abukar me 17 pikë. Finalja e dytë do të zhvillohet në Tivar të Malit të Zi më 20 prill 2016.
Në ndeshjen e gjykuar nga dy boshnjakët Ademir Zurapoviç dhe Haris Bijediç, si dhe bullgari Martin Horozov, SIGAL Prishtina e ka humbur pjesën e parë, 23-25, por ka shpërthyer në dy të tjerat, përkatësisht 22-11 dhe 23-12, dhe, ndonëse e ka humbur të katërtn, 14-20, dhe në fund ka triumfuar me shifrat 82-68.