Gjergj Vyshka 20.08.2016 08:50
Shqipëria e basketbollit të meshkujve është paraqitur me shumëmangësi dhe me plot defekte në ndeshjen e parë miqësore të turneut qipriot. Humbja me 43 pikë ndaj skuadrës vendëse, e cila duket se ka qenë më përpara se ne në përgatitje, ka nxjerrë një sërë problemesh.
Probleme të cilat trajneri Antonis Konstantinides dhe ndihmësat e tij, Afrim Bilali dhe Rumani do të përpiqen t’i rikuperojnë sa më shpejt në mënyrë që në Elimatore, të cilat nisin më 31 gusht, të jenë tjetër ekip. Qipro e ka kthyer ndeshjen me ne si një seancë stërvitore, sepse duket se s’ka pasur asgjë për të parë e për të riparuar të metat e veta.
7-25 pjesa e parë, 14-25 pjesa e dytë dhe në përfundim të gjysmës së parë 21-50 për Qipron. E treta 9-23 e në total 30-73. Dhe vetëm në periodën e fundit, e cila ka përfunduar në barazim 21-21, Shqipëria ka nisur të japi shenja jete. 51-94 për Qipron, kurse Estonia ka mundur Katarin, 84-40.
Sot do të jemi përballë Katarit si një mundësi rigjenerimi dhe kthimit të një psikologjie fituesi, që do ta ndihmojë për në Eliminatoret e Evropianit.
Shqipëri – Qipro 51-94
(7-25, 14-25, 9-23, 21-21)
Shqipëria: Vogli (3), Taflaj (2), Gjonaj (6), Jani, Dusha (2), Lasku (3), Topalli (9), Hysenagolli (10), Shima (14), Kola, Shestani, Deda (2). Trajner: A. Kostantinides
Qipro: Loizides (6), King (9), Mikail (7), Trisokas (7), Kilaras (3), Sizopulos (17), Koronides (3), Panturis (13), Theokarides (3), Kaskiris (2), Panteli (13), Stiljanu (11). Trajner: N. Lambru