Gjergj Vyshka 21.08.2016 11:50
Shqipëria e basketbollit të meshkujve e ka humbur dhe ndeshjen e dytë në turneun miqësor në Qipro. Këtë herë ndaj Estonisë, skuadër e cila e kishte garantuar suksesin me ne që në përfundim të pjesës së parë, që është mbyllur 23-8.
Këtu nis shkundja e kuqezinjve, Kostantinides kërkon më shumë vëmendje, më shumë përpikëri në detyrat taktike dhe ngre psikologjinë e skuadrës. Ka më shumë dëshirë dhe pjesa e dytë është vetëm 18-16, ndërsa në pushim Estonia kryeson 41-24.
Shqipëria e dy pjesëve të dyta është ajo që kërkohet. Jo thjesht sepse fitoi 15-22 dhe 15-18, duke ngushtuar deri në 64-71, por sepse e zhduku ndjenjën e inferioritetit dhe ndoshta ka nisur të besojë në forcat e veta reale.
Pra nëse nuk do të ishte e vonuar për të hyrë në lojën e vet, Shqipëria e basketbollit të meshkujve i ka pasur të gjitha mundësitë për të fituar ndaj Estonisë, në këtë takim të dytë të turneut miqësor qipriot.
Estoni – Shqipëri 71-64
(23-8, 18-16, 15-22, 15-18)
Estonia: Lane (10), Pasoja (11), Kedus (7), Radik (2), Dorbek (5), Kurbas (13), Kitsing (11), Radik (9), Halik (3). Trajner: T. Sok
Shqipëria: Vogli (7), Taflaj, Gjonaj, Jani (8), Dusha (4), Lasku (9), Topalli (13), Hysenagolli (10), Shima (14), Kola, Deda (2). Trajner: A. Konstantinides