Gjergj Vyshka 08.08.2016 07:05
Shqipëria e Nën-16-vjeçareve në basketboll për vajza vijon të jetë krejtësisht jashtë loje në Divizionin B të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Oradea.
Pasi është mundur me 67 pikë diferencë nga Islanda dhe 69 pikë nga Luksemburgu ka ardhur një tjetër disfatë në kufinjtë e 70 pikëve diferencë.
Këtë herë me Greqinë, e cila nuk e ka falur për asnjë moment. 22-13 është pjesa e parë, 20-9 e dyta dhe, në pushim, helenet kryesojnë 42-22.
E treta është 40-11 për greket, pjesë kjo që ka vulosur gjithçka dhe në total 82-33. Dhe në fund 28-10 dhe përfundimi 110-43.
S’ka shumë nevojë për koment, por një kombëtare që ka shumë nevojë të piqet dhe që të mësojë nga basketbolli bashkëkohor.
Greqi – Shqipëri 110-43
(22-13, 20-9, 40-11, 28-10)
Greqia: Gasparatu (16), Buntuka (10), Vantsiuri (9), Sapalidu (11), Kuki (10) / Shatzivasilieu (9), Anastasopolu (12), Prapa (4), Krimili (2), Krimitza (8), Janusiu (11), Shatzileonti (9). Trajner: D. Bakojorgos
Shqipëria: Rreshpja (12), Merkaj, Haris (12), Këlleci (5), Verri (12) / Rakipaj, Malësia, Margilaj, Lugaj (2). Trajnere: V. Sako
Gjyqtarë: I. Ivanoviç (Serbi), P. Ivashkov (Bjellorusi), B. Peltekov (Rusi)